Në fund të janarit, komuna e Lipjanit jep tender për heqjen e borës!

Kosova

Në fund të janarit, komuna e Lipjanit jep tender për heqjen e borës!

Më: 28 janar 2020 Në ora: 00:29
Lipjan

Komuna e Lipjanit e udhëhequr nga Imri Ahmeti i LDK-së, ditë më parë ka finalizuar me kontratë një tjetër tender.

Ani pse është fundi i muajit janar, dhe reshjet e borës kanë qenë fare të pakta kjo komunë ka nënshkruar kontratë me një operator ekonomik.

Përveç që fundi i muajit, quditërisht kontrata është arritur për 3 muaj, që i bie se operatori ekonomik që ka fituar tenderin “duhet të largojë borën deri në muajin prill”!

Vlera e parashikuar e kontratës fillimisht ka qenë 29.000,00 euro porse e njëjta është arritur të finalizohet për  28.228,96 euro.

Përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratës thotë:

Image

Tutje, bëhet e ditur se tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “N.P.N. Dardania”me daten 24.01.2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat