Në Urologji të QKUK-së kryhet një operacion i rrallë

Kosova

Në Urologji të QKUK-së kryhet një operacion i rrallë

Më: 28 janar 2020 Në ora: 11:57
Në Urologji të QKUK-së

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët kanë kryer një operacion të rrallë, duke ndërhyrë në veshkën e majtë tek një pacient, e cila ishte përfshirë nga një masë tumorale.

Pas përgatitjes preoperatore, ekzaminimeve të nevojshme diagnostike,  ekipi mjekësor i ka larguar pacientit veshkën ektopike (veshkë jashtë pozitës normale), së bashku me masën tumorale dhe ureterin e majtë (kanali që lidh veshkën me fshikën urinare).

Sëmundjet e tilla janë shumë të rralla. Deri më tani, rreth 13 raste janë të evidentura në literaturën botërore.

Pacienti i moshës 78 vjeçare, me inicialet H.T, është liruar në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat