Moti, i vranët dhe me reshje shiu

Kosova

Moti, i vranët dhe me reshje shiu

Më: 29 janar 2020 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Vendi ynë do të ndikohet nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat