Të mërkurën më ftohtë, reshje bore dhe erëra veriore

Kosova

Të mërkurën më ftohtë, reshje bore dhe erëra veriore

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 06:14
Ilustrim

Nga sonte mbrëma fillon depërtimi i të ftohtit polar. Të mërkurën më ftohtë, reshje bore dhe erëra veriore.

3.02.2020 - Nga Atlantiku verior cikloni "Ottilia" po depërton mbi Europën qëndrore, kur pritet formimi i një cikloni të dytë të fuqishëm me emrin "Petra", që me shpejtësi do të depërtojë edhe nga rajoni ynë.
Dita e martë fillon me mot të butë. Orëve të pasdites do të filloj të fryejë erë jugperëndimore, e priten edhe reshje shiu, që do të përfshijnë gjithë vendin deri në mbrëmje. Me kalimin e frontit të ftohtë era do të ndryshojë drejtimin nga krahu verior, ndërsa reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së mërkurë, e vende-vende deri të enjten në mëngjes.
Për shkak të diferencave të mëdha barike, të martën mbrëma dhe të mërkurën priten edhe erëra të fuqishme me hove deri në 20m/s.

Erërat dhe reshjet që priten këtyre ditëve do të shpërndajnë ndotësit, e vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin në të mira dhe mesatare.

4.02.2020 - Butë, kryesisht me vransira dhe erë. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të cilat me rënien e temperaturave më vonë në mbrëmje, do të shndërrohen në borë. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 7-16m/s, e vonë në mbrëmje nga krahu verior 4-12m/s. Vende-vende era do të fryejë me hove deri në 20m/s. Indeksi UV: 2.
5.02.2020 - Mot i fohtë, kryesisht i vranët dhe me erëra të fuqishme veriore. Herët në mëngjes reshje më intenzive të borës. Ditën kohëpaskohe reshje të dobëta bore. Në vise malore reshje të dendura bore. Në rajonin e Dukagjinit gjatë ditës reshjet do të jenë të përziera bore dhe shiu. Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga veriperëndimi 7-18m/s. Nga rajoni i Istogut ekziston mundësia që të ketë erëra më të stuhishme me hove edhe mbi 20m/s (72km/h). Indeksi UV: 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat