Pak para se Kurti të shkarkojë koordinatorët, Hoti kërkonte dy zëvendës

Kosova

Pak para se Kurti të shkarkojë koordinatorët, Hoti kërkonte dy zëvendës

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 12:45
Rexhep Hoti

Dy javë para se Qeveria Kurti të vendoste për shfuqizimin e vendimit të ish-qeverisë për emërimin e koordinatorëve nacionalë duke i shkarkuar ata, Rexhep Hoti si koordinator nacional për Kulturë, Rini e Sport kishte shpallur konkurs për dy zëvendës.

Në një konkurs të publikuar në faqen e Zyrës së Kryeministrit, kërkoheshin dy zëvendës e madje edhe dy asistentë.

Në konkursin e shpallur më 25 janar kërkohej një nënkoordinator rajonal, një nënkoordinator rajonal nga komuniteti serb e dy asistentë të nënkoordinatorëve rajonalë.

Konkursi ishte i vlefshëm deri më 31 janar.

Kohëzgjatja e paraparë për kontratat e tyre ishte gjashtë muaj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat