Haradinaj i përgjigjet Rexhajt të VV-së, kështu e quan

Kosova

Haradinaj i përgjigjet Rexhajt të VV-së, kështu e quan

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 00:20
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes Arbër Rexhaj, i cili kishte deklaruar se taksa ishte politike e PAN-it dhe se si e tillë ajo nuk ka qenë në programin e Vetëvendosjes.

Haradinaj ka thënë se deklarata e Rexhajt është sikur unë të them “Adem Jashari e ka mbajt Prekazin, është vra dhe ne nuk kemi obligime”.

“Nuk është ashtu siç thonë këtë fëmijë dhe tinejgjera politikë. Nuk mund të themi ashtu pasi fjala është për përballje me Serbinë. Ai nuk ka obligime ndaj meje sepse jam opozitë, por nuk mund t’i kthejë tregun Serbisë që na ka vra e pre”.

I pari i AAK-së ka thënë se në raport me armikun duhet të interesohemi çfarë po bëjmë.

“Zoti Kurti ka vetëm një për qind më tepër se LDK-ja e 3 për qind më shumë se i treti. Nuk mund të flasin sikur t’i kenë 2/3 e votave”.

Haradinaj ka thënë se në tema kapitale duhet të kenë kujdes pasi për të njëjtat kauza Vetëvendosje kanë qenë të gatshëm të djegin këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat