Obiliqi nis aktivitetet në shënimin e 12 vjetorit të Pavaresisë - Bota Sot
Obiliqi nis aktivitetet në shënimin e 12 vjetorit të Pavaresisë

Kosova

Obiliqi nis aktivitetet në shënimin e 12 vjetorit të Pavaresisë

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 20:22
Obiliq

Në kuadër të Drejtorisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit të Komunës e Obiliqit kanë nisur aktivitetet për shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri“ , sot u mbajt shfaqje teatrale poetike “Gjigandi i Lirisë”, kushtuar Heroit Kombit Xhavit Haziri e cila paraqiste kërkesën e shqiptarëve për liri e pavarësisë në kohën e ish-Jugosllavisë.

Për ta përkujtuar dhe nderuar veprën e Heroit Xhavit Haziri të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, Kryesuesi i KK Obiliq Burim Gërguri, familjarët dhe bashkëveprimtarët e Heroit Xhavit Haziri, ekzekutivi,asambleistët dhe qytetarë të shumtë.

Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, në fjalën e tij u shpreh se: “ Përmes këngës,artit e kulturës, heronjtë tanë mbeten të pavdekshëm, veprat dhe sakrificat e tyre janë udhërrefyes për ta ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen e fëmijeve tanë.Falenderoj teatrin e qytetit për punën dhe angazhimin e tyre dhe që në bashkëpunim me Drejtorin e Kulturës, në shënimin e 12 vjetorit të Pavaresisë së Kosovës kanë përgaditur këtë përformancë teatrale për Gjigandin tonë të Lirisë, heroin Xhavit Haziri.

Kryetari Gashi, në prag të 12 vjetorit të Pavaresisë theksoi:“Epoka e lavdishme e heronjve tanë, na bënë përgjegjës neve sot që të jemi të bashkuar e të punojmë që amanetin e dëshmorve ta jetësojmë plotësisht e mbi të gjitha, ta forcojmë dashurinë për Kosovën, e cila, më së shumti ka nevojë për mbështetjen tone.“

Në kuadër të kësaj ngjarje, Drejtoria e Kulturës nderoi aktorin Ramadan Qynaku, si falënderim për 40 vjetorin e punës së tij në skenë e teatrove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat