Ndryshon moti, nga java e ardhshme rikthehen reshjet e borës

Kosova

Ndryshon moti, nga java e ardhshme rikthehen reshjet e borës

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e hënë dhe e martë, paraqiten si ditë më të nxehta të javës, derisa dita e enjte do të regjistroj temperaturat më të ulëta të javës.

“Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë rajonin dalëngadalë po dobësohen, kështu që për dallim nga ditët e para të javës të cilat paraqiten me mot stabil dhe të ngrohtë, nga dita e enjte priten kushte tjera meteorologjike, sepse në fushat barike pritet të ketë rënie dhe kushte për formim të vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset kodrinore-malore parashihet të ketë vetëm reshje bore”, thuhet në njoftim.

Reshjet do të ndikojnë në rënien e përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi deri 12m.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat