Qirezi: Bashkë me disa ekspertë do ta bëjmë një raport për arsimin e lartë - Bota Sot
Qirezi: Bashkë me disa ekspertë do ta bëjmë një raport për arsimin e lartë

Kosova

Qirezi: Bashkë me disa ekspertë do ta bëjmë një raport për arsimin e lartë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 14:54
Bardha Qirezi

Këtë javë e ftuar në “Cult” ishte Bardha Qirezi-eksperte e fushës së arsimit, e cila tha se është rritur në një familje ku çdo gjë flitej rreth arsimit, andaj tash e 17 vite është shumë e përkushtuar në këtë fushë.

Ekspertja e arsimit tregon se studimet i përfundoi në Irlandë, nga ku edhe ka mësuar për raportin profesor-student. Ajo tregon se studentët e saj e thërrasin në emër, kështu që edhe raportet mes tyre janë shumë të mira.

Qirezi shtoi se së bashku me një grup tjetër profesorësh janë zgjedhur si ekspertë të arsimit të lartë nga Ministria e Arsimit dhe Komisioni Evropian, ku puna e tyre është të shkruajnë raporte për arsimin e lartë e që merret bazë nga të gjitha organizatat botërore.

“Po ne jemi një grup ekspertësh të arsimit të lartë, të zgjedhur nga Ministria e Arsimit dhe Komisionit Evropian në Kosovë, për t’i ndihmuar autoriteteve dhe institucioneve në Kosovë në lidhje me reformat e arsimit të lartë. Si pjesë e kësaj detyre është se ne do të merremi me një raport për arsimin e lartë në Kosovë i cili do të merret bazë nga të gjitha organizatat të cilat merren me Kosovën dhe do ta kenë bazë për t’iu referuar arsimit të lartë”, – tha Qirezi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat