Ish-kryeministri Haradinaj relaksohet n’maje të Bajgorës

Kosova

Ish-kryeministri Haradinaj relaksohet n’maje të Bajgorës

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:05
Haradinaj me familje

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka vendosur që ditën e sotme ta kalojë duke shijuar bukuritë natyrore të Kosovës.

Ai bashkë me bashkëshorten, Anitën, dhe fëmijët e tij janë ngjitur në majën e Shalës së Bajgorës.

Këtë e bëri të ditur vetë ish-kryeministri, përmes postimit të disa fotografive në Facebook.

“Sot, ngjitëm Majën e Mprehtë në Shalë të Bajgores. Faleminderit për mikpritjen Bekim Shyti”, shkroi Haradinaj.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat