Muçolli pas kandidimit të Shpejtim Bulliqit: Podujevë bëhu gati, edhe ty po të vije Dita

Kosova

Muçolli pas kandidimit të Shpejtim Bulliqit: Podujevë bëhu gati, edhe ty po të vije Dita

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 19:21
Fitim Muçolli dhe Shpejtim Bulliqi

Pas zgjedhjes së Shpejtim Bulliqit kandidat i Lëvizjës Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës ka reaguar edhe këshilltari komunal nga kjo parti, Fitim Muçolli.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se Bulliqi është kryetari më i mirë për Podujevën.

Muçolli i cili ka qenë shumë kritikues gjatë kohës kur Vetëvendosje është qeverisur nga Agim Veliu ka shkruar gjithashtu se kandidati i VV-së do të tregoj përkushtim dhe ndershmëri në punë.

Postimi në Facebook:

“Sot, profesori, Shpejtim Bulliqi një zëri mori mbështetje për kryetar të komunës së Podujevës brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Qyteti ynë nuk mund të ketë kryetar më të mirë se Bulliqi. Ai edhe një herë do të tregoj përkushtimin dhe ndershmërinë në punë.
Andaj kërkojmë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Podujevës që në udhëheqje të qytetit të vij Shpejtim Bulliqi, ky person i cili do të bëj ndryshme pozitive e që do të përmirësoj jetën e gjithsecilit prej nesh.
Podujevë bëhu gati, edhe ty po të vije Dita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat