Muzeu i Istogut i hapur edhe në fundjavë

Kosova

Muzeu i Istogut i hapur edhe në fundjavë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Për nder të festës së pavarësisë së Kosovës, Shtëpia e Kulturës në qytetin e Istogut ka hequr pushimin javor dhe mbetet e hapur për artdashësit dhe për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për periudhat e ndryshme që ka jetuar njerëzimi në këtë rrethinë.

Veç këtyre, në këtë hapësirë ka eksponate të etnologjisë, simbole të ushtarëve të rënë të UCK, dhe të tjera që tregojnë për dhimbjet e popullit tonë ndër vite.

Mirëpo, në këtë dhomë jo aq të madhe nuk ka si të mungoj edhe  improvizimi i një ode, konak ky i cili cilësohet si kryevepër e kullës shqiptare.

Zona e Istogut, konsiderohet si një ndër më të pasurat me artefakte nga lashtësia e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat