Era e fortë dëmtoi shkollat në Istog

Kosova

Era e fortë dëmtoi shkollat në Istog

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Pullazet e objekteve private mbijetuan, por jo edhe ato të institucioneve publike.

Era e fortë e dëmtoi kulmin e shkollës fillore, ‘Bajram Curri’ në Muzhovin të Istogut, një javë më parë.

Me dëme në vlerë prej 80 mijë euro, stuhia la edhe ndërtesën e shkollës ‘Zymer Zeka’ në fshatin Kaliqan, dritaret e së cilës nxori nga vendi.

Kështu, nga 1 milion e 800 mijë euro sa konsiderohet të jetë gjithsejtë dëmi në Komunën e Istogut, një shumë e konsiderueshme u takon objekteve publike.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat