Ja çka pritet të ndodhë në ditën e Pavarësisë në Kosovë

Kosova

Ja çka pritet të ndodhë në ditën e Pavarësisë në Kosovë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Agjenda e festimeve për 12-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës 17 Shkurt 2020:

Ngritja e flamurit – të pranishëm dy udhëheqësit shtetërorë dhe KOMFSK, Garda ceremoniale bën ngritjen e flamurit, intonohet himni nga bendi i FSK-së.  (Oborri i ZKM-së, 08:00)

Vendosje kurorash te kompleksi memorial Adem Jashari nga dy udhëheqësit shtetërorë. (Prekaz – Skenderaj, ora 9.10)

Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 10.30)

Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë te varri i veprimtarit Adem Demaçi. (Varrezat në Velani – Prishtinë, ora 10.40)

Seanca solemne në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 11.00)

Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Albin Kurti, kryeministër i Kosovës vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës. ( Kazerma “Adem Jashari”, ora 12.00)

Pritje shtetërore me rastin e 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës, nën kujdesin e Hashim Thaçit, president i Republikës së Kosovës. (Bogdanipolis – Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 18.00)

Me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 10.00)

Organizuar nga MKRS, në lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës hapet ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”. (Ora 11.00)

Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën me tematikë arkeologjike “Trashëgimia Arkeologjike Adriatiko-Meditariane në Kosovë” e autorit Tomor Kastrati. (Muzeu i Kosovës ora 12:00)

Artisti konceptual I Am I  performancë proteste për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. (Sheshi ‘Adem Jashari’, Prishtinë, ora 12:00)

Rinia pejane protestë para bustit të dëshmorit Shkëlzen Haradinaj. (Pejë, ora 12.00)

Bëhet ndarja e çmimeve të letërsisë për vitin 2019. (MKRS, ora 13.00)

Me rastin e shënimit të 17 shkurtit  – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Obelisku NEWBORN merr pamje të re – merr pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani. (Ora 13:00)

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq “Ngjyrat e Vallëzimit”. (Teatri Kombëtar, ora 17.00)

Nis java e filmit shqiptar. (Kinemaja ABC, ora 19:00)

Mbahet koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)

Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Obiliqit organizon homazhe pranë Pllakës Përkujtimore të dëshmorëve të UÇK-së/ Obiliq. Ora 11:30)

Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Obiliqit organizon manifestimi kulturor. (Shtëpia e Kulturës “Xhavit Haziri“ Obiliq, ora 12:00)

Agjenda e aktiviteteve për 17 shkurtin-Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizuar nga  Komuna e Rahovecit:

Pritja e mysafirëve nga kryetari i Komunës Smajl Latifi në zyrën e kryetarit. (Ora 08:00)

Homazhe në të gjitha vendrëniet dhe pllakat e dëshmorëve të Komunës së Rahovecit. (Ora 09:00)

Seancë solemne për nder të “17 Shkurtit”. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 12:00)

Programi qendror festiv. (Qendra e Kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec, ora 13:00)

Finalja e garave në futboll në mes katër shkollave në komunën e Rahovecit- (Palestra Sportive “Mizahir Isma”, Rahovec, ora 16:00)

Finalja e turnirit në futboll. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”, Rahovec, ora 18:00)

Komuna e Mitrovicës në sheshin “ Mehë Uka”, do të organizojë koncertin e pavarësisë. (Ora 13:00)

Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizuar nga Komuna e Istogut:

-Seancë solemne me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

-Homazhe- vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të Istogut. (Ora 12:00)

-Programi festiv me këngë e valle para Qendrës Kulturore në Istog. (Ora 13:00)

Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizuar nga Komuna e Gjakovës:

Homazhe te lapidari “Shokët e Lirisë. (Ora 11:00)

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e lapidarit “Brigada 137”, në Çabrat. (Ora 12:00)

Përurohet salla solemne në Bibliotekën Publike. (Ora 13:00)

Programi festiv në Pallatin e Kulturës. (Ora 17:00)

Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizuar nga Komuna e Ferizajt:

Homazhe në varrezat e qytetit. (Ora 10:00)

Akademi solemne në Teatrin e Qytetit. (Ora 11.00)

Mbahet koncerti për fëmijë. (Teatri i Qytetit, ora 13:00)

Mbahen aktivitete për të rinj në sheshin e qytetit. (Ora 15:00)

Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizuar nga Komuna e Skenderajt:

Homazhe te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skënderaj, ora 09:00 )

Komuna e Skenderajt së bashku me Komunën e Drenasit organizojnë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 09:30)

Homazhe te Memoriali i dëshmorëve në Marinë. (Marinë, rruga Skenderaj-Drenas, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 11:00)

Manifestimi qendror: Program kulturor e Artistik. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 13:00)

Turenu Kupa “PAVARËSIA” në futboll të vogël gjysmëfinalet dhe finalet. (Salla e Shkollës-Profesionale, Skendera, ora 15:00)

Për nder të 12-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Prishtinës organizon koncertin Prishtina Big Band. (Ora 20.00-21:30)

Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizuar nga Komuna e Prizrenit:

Vizitë në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Ora 10:00)

Ndahen dekorata për familjet e dëshmorëve në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”. (Ora 11:00)

Hapet ekspozita e Arbnor Morina në Shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”. (Ora 15:00)

Mbahet ora letrare “Ora e Pavarësisë”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 16:00)

Mbahet koncerti i pavarësisë Grupi NeWborn. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 19:00)

Mbahet turneu i basketbollit U14 në qendrën sportive “Sezai Surroi”, nga ora 10:00 deri në 17:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat