Kurti: Demaçi ishte i gjithkujt përveç i vetes së tij

Kosova

Kurti: Demaçi ishte i gjithkujt përveç i vetes së tij

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 11:12
Pamje nga homazhet

Me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, liderët e shtetit kanë bërë homazhe te varri i veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi.

Ata me këtë rast vlerësuan lart sakrificën e Demaçit për shtetin e Kosovës dhe çështjen kombëtare.

Kryeministri Albin Kurti tha se Adem Demaçi si intelektual, shkrimtar dhe i burgosur politik ishte frymëzim e inspirim i brezave të tërë.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka folur për jetën dhe veprën e veprimtarit Adem Demaçi në luftën kundër regjimit serb.

Ndryshe, veprimtari i çështjes shqiptare Adem Demaçi ndërroi jetë më 26 korrik 2018, në moshën 82-vjeçare.

Në nëntor të vitit 1958 Demaçi u arrestua në Prishtinë nga qeveria autoritare e ish-Jugosllavisë.  Qëndroi tri vjet në burg. Ai u burgos përsëri në vitet 1964-1974 dhe 1975-1990. Nga burgu u lirua pas rënies së Jugosllavisë në vitin 1990.

Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin “Saharov”. Gjatë periudhës 1998/99, ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu, ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Në vitin 2010, u dekorua me Urdhrin “Hero i Kosovës”. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat