Kërkohet mbështetje institucionale që Kosova të njihet në Hapësirën Kibernetike

Kosova

Kërkohet mbështetje institucionale që Kosova të njihet në Hapësirën Kibernetike

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Udhëheqësi i komuniteti për Siguri Kibenertike dhe Privatësi, Mentor Hoxhaj, po kërkon mbështetje institucionale që Kosova që njihet në hapësirën kibernetike.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxhaj, në një postim adresuar presidentit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit, Albin Kurti, tha se njohja e Kosovës në Hapësirën Kibernetike është po aq e rëndësishme sa njohjet shtetërore.

Ky është postimi i plotë i tij:

I nderuari z. Thaqi President i Republikës

I nderuari z. Kurti – Kryeministër

Njohja e Kosovës në Hapësirën Kibernetikë është po aq e rëndësishme sa njohjet shtetërorë!

Andaj, kërkojmë mbështetjen tuaj që në Hapësirën Kibernetike te identifikohemi si banor te Kosovës!

CSP mbetet e përkushtuar që Kosova të jetë e njohur në Cyberspace. Kjo është një rrugë që kërkon mbështetjen shtetërore, institucioneve publike, private dhe JUVE banoreve te Cyberpspace.

Sepse JU më se miri e kuptoni se çka donë te thotë të kesh identitetin tënd ne Cyberspace!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat