Ujësjellësi vazhdon shkyçjet individuale të borxhlinjve nga rrjeti

Kosova

Ujësjellësi vazhdon shkyçjet individuale të borxhlinjve nga rrjeti

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

ompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP) njofton sërish të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit si, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë se, aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ( konsumatorë shtëpiak dhe komercial/ industrial ) është duke vazhduar.

Siç njofton kumtesa, me shkyçje nga shërbimet po përballet secili konsumatorë që ka borxhe mbi 100 euro.

“KRU ” Prishtina” sh.a., ka intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit ( shkyçje individuale të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat etj) dhe natyrisht kjo shkakton shpenzime shtesë për buxhetin tuaj familjarë: (shkyçja dhe rikyçja e ujit …….. 20.00 €, shpenzimet e përmbaruesit privat 18 % në vlerën totale të borxhit të akumuluar)”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” sh.a. i’u ka ofruar bashkëpunim dhe mundësi të lehta të ndryshme për pagesa të shërbimeve si, riprogramim për borxhe të akumuluara, andaj shfrytëzojeni këtë mundësi.

“Paraprakisht falënderojmë të gjithë konsumatorët që paguajnë rregullisht faturat e ujit, njëkohësisht ftojmë borxhlinjtë që, urgjentisht të paguajnë detyrimet që kanë ndaj KRU ” Prishtina” sh.a”.

KRU “Prishtina” u bën thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat për ujë e kanalizim dhe kështu do të jenë larg shkyçjes nga shërbimet! 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat