Bekim Jashari takohet me Vesel Selimin, i cili u plagos në sulmin e parë ndaj Jasharajve

Kosova

Bekim Jashari takohet me Vesel Selimin, i cili u plagos në sulmin e parë ndaj Jasharajve

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:08
Bekim Jashari,Vesel Selimi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, njëherësh anëtar i familjes Jashari, Bekim Jashari, ka takuar sot Vesel Selimin nga Aqareva.

Vesel Selimi, ka qenë pranë familjes Jashari në sulmin e parë që kishte ndodhur mbi këtë familje. Madje, Vesel Selimi, kishte mbetur i plagosur nga ajo betejë.

Në anën tjetër, Bekim Jashari, i cili është djali i heroit Hamzë Jashari, e ka cilësuar si burrë trim Vesel Selimin.

Jashari ka thënë se mburret dhe ndihet krenar për të kaluerën e tyre të përbashkët.

"29 vite pas, prap bashkë me Vesel Selimin nga Aqareva, burri trim që në sulmin e parë mbi familjen Jashari, u plagos duke luftuar kundër agresorit serb.

Bisedë e këndshme, kujtime të pa harruara, mburrje e krenar me të kaluarën tonë të përbashkët".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat