Veliu takoi ambasadorin e Italisë

Kosova

Veliu takoi ambasadorin e Italisë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 14:28
Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Me këtë rast, ambasadori Orlando ka uruar ministrin Veliu pas marrjes së detyrës në udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Ndërsa, ministri Veliu falënderoi ambasadorin italian për mbështetjen që ka dhënë shteti i Italisë në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovës.

Ministri Veliu e informoi ambasadorin Orlando për prioritet e tij në krye të MPBAP-së, përfshirë anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Europol dhe organizata tjera ndërkombëtare, liberalizimin e vizave dhe të gjitha proceset tjera që janë të rëndësishme për Kosovën.

Lidhur me këtë, ministri Veliu kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Italisë në ngritjen e mëtejme të kapaciteteve për MPBAP dhe agjensive të saj.

Ndërsa, ambasadori Orlando theksoi se Ambasada e Italisë do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë në avancimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë, Enrico Gurnari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat