Aktakuzë ndaj një gruaje për pjesëmarrje në ISIS dhe Al Nusra - Bota Sot
Aktakuzë ndaj një gruaje për pjesëmarrje në ISIS dhe Al Nusra

Kosova

Aktakuzë ndaj një gruaje për pjesëmarrje në ISIS dhe Al Nusra

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurës H.K. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Sipas prokurorisë Speciale, e pandehura H.K. me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste “ISIS” dhe “AL Nusra” në Siri, në fillim të viti 2014, duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, është nisur nga Prishtina në drejtim të Stambollit dhe më tutje për në Siri, ku i është bashkangjitur burrit të saj A.A.

“Ai vepronte aktivisht në kuadër të grupit terrorist “ISIS”, si dhe ka qëndruar atje edhe pas vdekjes së burrit të saj ku ka pranuar pagesë rregullisht nga organizata terroriste ISIS”, thuhet në kumtesë.

“Ndërkaq, pas vdekjes së bashkëshortit martohet përsëri me pjesëtarin tjetër të ISIS-it, R.H. dhe gjatë tërë kësaj kohe pas analizimit të bisedave telefonike dhe SMS, kuptohet se e njëjta ka qëndruar edhe më tutje vullnetarisht atje, ku i është gjetur material propagandues në formë të video incizimeve, të sulmeve terroriste të ISIS”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat