Bëhen homazhe te varri i dëshmorit Selman Vojvoda - Bota Sot
Bëhen homazhe te varri i dëshmorit Selman Vojvoda

Kosova

Bëhen homazhe te varri i dëshmorit Selman Vojvoda

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 10:56
Homazhet

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorët komunalë, asambleistë, ish-luftëtarë të UÇK-së dhe familjarë kanë bërë homazhe te varri i dëshmorit Selman Vojvoda.

Jashari tha se po nderojnë kontributin e Vojvodës për lirinë e vendit.

“Sot në 30 vjetorin e rënies së dëshmorit, Selman Vojvoda, prijësit të protestës popullore me moton “Demokraci kundër dhunës”, në kujtim e nderim të kontributit të tij në jetësimin e përpjekjeve tona shekullore për liri e pavarësi, bashkë me familjarë të dëshmorit, gjeneralin, Xhevahir Geci, komandantin, Jetullah Geci, gjeneral, Musa Jashari, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë komunal, asambleistë e qytetarë bëmë homazhe tek varri i tij në Llaushë”, tha Jashari.

Pas homazheve në Llaushë, nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, do të mbahet akademia përkujtimore, nën përkujdesjen e Presidentit, Hashim Thaçi dhe Komunës së Skenderajt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat