Bajrami priti Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Kosova

Bajrami priti Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:29
Bajrami priti Shefin e Misionit të OSBE-së

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti sot shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin bisedoi për gjendjen në arsim dhe prioritet për ta përmirësuar dhe zhvilluar sistemin arsimor në të gjitha nivelet.

Braathu e uroi Bajramin për detyrën e re dhe theksoi se OSBE do të jetë gjithmonë në dispozicion për të ofruar mbështetje në realizimin e qëllimit për ngritje të cilësisë në arsim.

Bajrami e falënderoi shefin e OSBE-së në Kosovë për punën që ka bërë nëpër vite kjo organizatë, ndërsa e informoi atë me programin e Qeverisë së Kosovës për sektorin e arsimit, për realizimin e të cilit është shumë e rëndësishme mbështetja e partnerëve zhvillimorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat