Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka certifikuar tri kandidatët për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.
Kandidatët në garë për të parin e Podujevës janë: Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi -VV dhe nga Naim Fetahu – PDK.
Në këtë mbledhje u mor vendimi për shqyrtimin e formulës së Këshillave të vendvotimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.
Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen më 15 mars, pasiqë Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte hequr dorë nga kjo pozitë, pasi ishte emëruar Ministër i Punëve të Brendshme.