Kandidati i PDK-së për Podujevën: Jam kandidati i vetëm që mund të bëjë ndryshimin

Kosova

Kandidati i PDK-së për Podujevën: Jam kandidati i vetëm që mund të bëjë ndryshimin

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 00:24
Naim Fetahu

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu, ka thënë se ai është kandidati që mund të bëjë ndryshimin në Podujevë.

Fetahu ka thënë se ka përvojën më të mirë edhe në nivelin lokal edhe atë qendrore për të drejtuar Komunën e Podujevës.

Ai thotë se qeverisja aktuale ka pasur shumë ngecje dhe dobësi dhe se me ofertën e tij para qytetarëve do të jetë kandidati më serioz për të fituar garën për Podujevën.

“Angazhimi im prej moshës rinore në dobi të qytetarëve duke filluar nga paralufta, pjesëtar i UÇK-së nga dita e parë deri te e fundit, përvoja ime në nivel lokal e qendrore si drejtor i ATK-së, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, Shëndetësisë, Financave, deputetë i parlamentit si dhe këshilltar i Kryetarit të Kuvendit. Gjithë ky bagazh më bënë të besoj se jam kandidat i denjë për të fituar garën e 15 Marsit”.

Fetahu ka thënë se është kandidati i vetëm në garë që mund të bëjë ndryshimin në Podujevë pasi sipas tij PDK nuk ka qenë në pushtet në Podujevë.

“Dy kandidatët tjerë kanë qeverisë në këtë komunë që 20 vite pavarësisht se në periudhe të ndryshme”, tha ndër të tjera Naim Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat