Këto janë temperaturat për sot - Bota Sot
Këto janë temperaturat për sot

Kosova

Këto janë temperaturat për sot

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 07:50
Ilustrim

Sot në Kosovë në mëngjes do të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht i kthjellët, kurse pasdite do të ketë shtim të vranësirave dhe erëra veriore. Mund të ketë reshje të dobëta lokale sporadike bore në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Temperaturat minimale do të ulen afërsisht deri në -8 gradë Celsius, kurse ato maksimale të ditës do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius në nivel vendi.

Nesër në tërë rajonin do të jetë pak më ftohtë se sa nesër për shkak të erërave veriore. Në mëngjes në disa rajone në Kosovë mund të ketë fjolla dëbore të intensitetit të dobët.

Të dielën pas një mëngjesi me ngrica gjatë ditës pritet stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e ndjeshme e temperaturave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat