Begaj ndau mirënjohje për ish udhëheqësit e Komunës së Malishevës dhe ish delegatët në Kuvendin e Kosovës - Bota Sot
Begaj ndau mirënjohje për ish udhëheqësit e Komunës së Malishevës dhe ish delegatët në Kuvendin e Kosovës

Kosova

Begaj ndau mirënjohje për ish udhëheqësit e Komunës së Malishevës dhe ish delegatët në Kuvendin e Kosovës

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:15
Komuna e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, priti në një organizim të veçantë sot, ish udhëheqësit e Komunës së Malishevës, Daut Krasniqin, Rexhë Kastratin dhe familjarët e ish delegatëve, Xhemajli Bajrajt, Halit Kryeziut dhe Selim Krasniqit, nga kjo komunë që përfaqësonin qytetarët tanë, në Kuvendin e Kosovës për periudhën e viteve 90.

Begaj, me këtë rast theksoi. “Historia nuk fillon sot, ajo ka të djeshmën e brezave, të sotmen dhe të ardhmen që e vazhdojnë, prandaj, ju si udhëheqje të asaj kohe dhe deklarimet e bëra e vendimin që keni marrë, për denoncimin e vrasjeve të qytetarëve tanë nga policia jugosllave dhe instanca tjera të ish federatës jugosllave e që me këtë, Malisheva e ndryshoi historinë politike, jo vetëm të komunës por u bë edhe promotore për ndryshimet në tërë Kosovën. Me këtë rast , ju jam mirënjohës për kontributin e dhënë “.

Në emër të ish udhëheqjes komunale të asaj kohe, Daut Krasniqi theksoi.”Ishin kohë të vështira dhe momente të rënda edhe historike edhe vendimmarrës, për udhëheqjen komunal, pas shumë diskutimeve, morëm vendim që t’i denoncojmë kryerësit e vrasjeve të qytetarëve tanë në Malishevë, nga policia jugosllave. Duke kërkuar që të marrin dënimin e merituar vrasësit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat