Xhemajli Bajraj nderohet për kontributin e dhënë në vitet e rezistencës së madhe

Kosova

Xhemajli Bajraj nderohet për kontributin e dhënë në vitet e rezistencës së madhe

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 22:22
Xhemajli Bajraj

Shkrimtari i njohur, Xhevdet Bajraj, ka njoftuar se babai i tij, Xhemajli Bajraj, i cili ka qenë delegat i Kushtetutës së 2 korrikut dhe kryetar i Malishevës, ka marrë mirënjohjen e kësaj komune.

Xhevdet Bajraj ka shkruar se kur Malisheva e ndryshoi historinë politike, u bë promotore e ndryshimit në Kosovë.

“Sot më 21.02.2020 pas vdekjes së tij u nderua me mirënjohje ish Kryetari i Komunës së Malishevës dhe Delegati i Kushtetutës së 2 Korrikut Xhemajli Bajraj, për kontributin e dhënë gjatë ngjarjeve të viteve të 90’ta nga Kryetari i Komunës Z.Ragip Begaj”, ka shkruar Bajraj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat