Letër publike, Komunës së Malishëves dhe Kryetarit të saj, z.Ragip Begaj!

Kosova

Letër publike, Komunës së Malishëves dhe Kryetarit të saj, z.Ragip Begaj!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 22 shkurt 2020 Në ora: 13:49
Ragip Begaj

Shkelqësisë suaj ; Kryetar i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj!

Jo një vit dhe vetëm n'Malishevë, por mbi gjysëm shekulli, pra një jetë të tërë n'sherbim të kauzes kombëtare, për liri dhe të drejta, dhe vepra e Tij, nacional-poltike, shtrihej përtej Malisheves, në mbarë Kosovën dhe për shqiptarinë.

Dje nga një postim n'rrjetin social facebook, mësuam nga poeti dhe profesori universitar n'Meksiko Siti, z.Xhevdet Bajraj, i biri i ish Kryetarit të Kuvendit Komunal të Malishevës, z.Xhemajli Bajraj, të cilit Ju z.Kryetar i Komunues së Malishëves dhe Institucioni të cilin drejtoni i keni ndarë një mirënjohje me këtë tekst : "Për kontributin e dhënë në ngjarjet e vitit 1990 në Malishevë" ! Në këtë sens, e nisë nga një fjalë e dëgjuar nga xhaxhai im, Xhemajli Bajraj, që koinçidon me nderimin, vlerësimin dhe respektin e shprehur për veprën : "Pak është pak, dhe hiq është hiq" !

Fillimisht, unë si nip i Tij, deshiroj t'ju "përgëzoj" për kujtesën tuaj gjatë qeverisjës së Komunës së Malishevës nga ana e juaj dhe subjektit që përfaqësoni (NISMA), që ma në fund, pas 20 viteve të çlirimit dhe 12 viteve pavarësi, t'i ndani mirënjohje edhe xhaxhait tim, tani të ndjerë, z.Xhemajli Bajraj për kontributin e cilësuar n'mirëonjohjën tuaj. - Ju falemnderit për mirënjohjën, për aq sa e njëjta, mbanë në vete kontributet reale të punës dhe vepres së Tij jetësore n'sherbim të kauzes nacionale për liri dhe të drejta, për aq sa, fjalia e vetme ngerthenë në vete dimenzionin koheziv dhe koherencën e plotë të shtrirë në një shekull jete...!

Z.Begaj, Kryetar i Komunes së Malisheves ! Sa për kujtesën ; për arsyet dhe shkaqet për të cilat dua t'besoj së nuk i keni t'peshuara mirë dhe jo se i keni bërë me qellim, kur e di mirë se n'kohen kur z.Xhemajli Bajraj ishte Kryetar i Kuvendit Komunal të Malishevës, dhe ato ishin vitet e 80-ta, dhe fundi i të cilave e gjenë atë në pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës, të asaj legjislature që nxori Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 90 dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e njohur n'opinion si Kushtetuta e Kaqanikut me 7 shtator 1990, dhe e njëjta legjislatur, kishte nxjerrë aktet historike p.uer Referndumin e shtatorit 91 dhe Zgjedhjet Parlamentare e Presidencale të vitit 1992, ju ishit një zejtar i sukses'shëm i Komunës dhe një një bujar dhe fisnik karshi detyrave dhe sfidave me t'cilat pëballëshim si popull i nëpërkëmbyr, i shtypur dhe i përsekutuar, sidomos pas rrënimit me forcë të autonomisë së Kosovës në fund të 80-tave, dhe unë isha një nëpunënës i administratës së Komunës së Malisheves.

I nderuar, Kryetar Begaj ! I dekoruarai i juaj, n'këtë rast, i ndjeri Xhemajli Bajraj, ishte n'themelet e elaborimit, formimit, por edhe të formësimit ideor e substancial të Komunës ë Malishevës në vitet e 80-ta, Kryetar i sukse'shëm i saj, ku vepra dhe karizma e Tij unike për Malishevën dhe jo vetëm, mbetën në kujtesën dhe ndergjegjën popullore konstante dhe e pavdekshme den-baba-den ! Kjo cilësi e vepres dhe tabani kombëtar si vyrtyt i trasheguar dhe i latuar e fisnikëruar me tej prej Tij, vazhdoj edhe n'vitet e 90-ta në ekzil si deputet i legjislatures historike dhe me pas deri në ikjën n'amshim dhe për të mbetë i pavdekshëm n'historinë kombëtare dhe në atë të Kosovës se re, Kosovës Republikë. Mirënjohja e juaj për vetëm një vit, dhe vetëm për Malishëvë ; cinike, nihiliste dhe hipokrizi e kulluar. Shtrirja joadekuete n'kohë dhe n'hapësirë, në mirënjohjën tuaj e cila redukton atë në vetëm vitin 1990 dhe në vetëm Malishëvë, mund të shihet si shkarje nga objektivizmi dhe çka është ma keq, edhe si tendencë e minimizimit të vepres së Tij, tendencë kjo e promovuar fuqishëm nga krahu i atyre të cilet pretendojnë dhe insistojnë me ngulm, se historia e jonë fillon dhe përfundon me ta, por që në asnjë rast, Ty z.Begaj, nuk do deshiroja t'shihja.

Vlerësimi adekuat i vepres së Xhemajli Bajraj, nderon qytetarët e Vendlindjës së Tij, Panorcin, nderon qytetarët Komunës së Malisheves si ish Kryetar i saj, nderon qytetarët e Rahovecit, ku ishte Kryetar i KK-së, atje, dhe nderon mbi të gjitha , qytetarët e Republikës së Kosovës, gjurmet e vepres dhe kontributit të të cilit, mbartë me nder e krenari shteti sovran dhe demokratik i Kosovës. Duam t'besojmë se ndergjegjësimi dhe reflektimi nuk do mungoj nga ana e Juaj si Kryetar i përkoheshëm i Komunës së Malisheves dhe vetë Komunës së Malisheves si institucion, duke i dhënë vendin e merituar, z.Xhemajli Bajraj për kontributin dhënë Malisheves dhe me gjerë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat