Rreziku i koronavirusit i infiltruar edhe në Kosovë

Kosova

Rreziku i koronavirusit i infiltruar edhe në Kosovë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Rreziku i koronavirusit i infiltruar edhe në Kosovë.

Rreth 150 persona janë raportuar të prekur me koronavirus në Itali dje, në orët e pasdites, ku edhe u shënuan dy viktima.

Përhapja e shpejtë e koronavirusit në Itali ka shkaktuar panik te shqiptarët që jetojnë në këtë shtet, të cilët kanë filluar të marrin rrugën për në Shqipëri e për në Kosovë.

Ndonëse në vend raportohet se deri tani asnjë person nuk është i prekur me këtë virus, përhapja e tij në Itali thuhet se rrit rrezikun e përhapjes së tij edhe në Kosovë.

Mjekët kanë rekomanduar qytetarët të kenë kujdes e t’i shtojnë masat mbrojtëse ndaj këtij virusi.

Rreth 150 persona janë raportuar të prekur me koronavirus në Itali dje, në orët e pasdites, ku edhe u shënuan dy viktima. 11 komuna në këtë shtet janë izoluar totalisht, derisa mbi 50 mijë persona gjenden në karantina.

Përhapja e vrullshme e koronavirusit në shtetin e afërt dhe me lidhje të shumta italiano-shqiptare ka alarmuar shqiptarët, të cilët jetojnë në këtë shtet, disa prej të cilëve, siç raportohet, janë nisur drejt Shqipërisë e po ashtu edhe drejt Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat