Fillon shpërndarja automatike e lëndëve me sistemin SMIL

Kosova

Fillon shpërndarja automatike e lëndëve me sistemin SMIL

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 10:47
Shpërndarja automatike e lëndëve me sistemin SMIL

Pas pilotimit me sukses të funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve përmes sistemit SMIL në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me datë 18 shkurt, ka filluar implementimi i këtij funksioni në gjitha Gjykatat Themelore në shtetin e Kosovës.

Sipas njoftimit, përmes implementimit të këtij funksioni në gjykata, KGjK ka arritur standarde të larta në transparencën e punës së gjykatës, duke hequr nga përdorimi mënyrën manuale të shpërndarjes së lëndëve, pasi që caktimi i lëndëve tek gjyqtarët tani më bëhet në mënyrë automatike dhe përdoruesi i sistemit apo zyrtari përgjegjës nuk ka mundësi të ndërhyrjes gjatë shpërndarjes së lëndëve, duke eliminuar kështu mundësinë e manipulimit të procesit të shpërndarjes së lëndëve.

Implementimi i funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve përmes sistemit SMIL së shpejti do të filloj edhe në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat