Ekipe mjekësore përveç në Aeroportin e Prishtinës vendosen edhe në pikat kufitare

Kosova

Ekipe mjekësore përveç në Aeroportin e Prishtinës vendosen edhe në pikat kufitare

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për përhapjen e koronavirusit nga organizata botërore e shëndetësisë edhe shteti i Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse për këtë virus, ku me këtë rast Klinika Infektive ka dërguar ekipe mjekësore në pika kufitare dhe në Aeroportin e Prishtinës, ekipe këto që janë në shërbim 24 orë për identifikimin dhe kontrollimin e udhëtarëve për këtë virus.

Infektologu Valbon Krasniqi, tha se në Klinikën Infektive janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse për koronavirus. Sipas tij, aktualisht nuk ka asnjë rast të identifikuar me këtë virus në Kosovë.

Media, ka vizituar edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku po bëhen vetëm kontrollet e personave që vinë nga vendet e prekura nga koronavirusi.

Menaxherja e zyrës për marrëdhënie me publikun në Aeroportin “Adem Jashari”, Valentina Gara tha për KosovaPress, se janë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe se nëse dyshohet në ndonjë udhëtar për koronavirus, atëherë do ta izolojnë në karantinen e aeroportit, derisa t’i bëhen të gjitha procedurat mjekësore.

Sipas shifrave më të fundit janë 77,809 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 2.372 të vdekur në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat