Kryetari i Vushtrrisë merr pjesë në misionin rrjetizues në SHBA

Kosova

Kryetari i Vushtrrisë merr pjesë në misionin rrjetizues në SHBA

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 09:31
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri po qëndron në vizitë zyrtare në lowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mision rrjetizues së bashku me disa kryetarë të komunave të Kosovës.

I pari i komunës tha se miqësia në mes popullit të Kosovës dhe SHBA-së është e shenjtë dhe e përhershme.

“Qëllimi i këtij misioni do të jetë rrjetëzimi, por edhe shkëmbimi i përvojave, posaçërisht në aspekt të zhvillimit ekonomik lokal me qytetet e lowas, shtet ky me të cilin Kosova ka marrëveshje të partneritetit ndërshtetëror që nga viti 2013”, u shpreh Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat