Turqia zotohet të thellojë bashkëpunimin me Kosovën

Kosova

Turqia zotohet të thellojë bashkëpunimin me Kosovën

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:03
Agim Veliu ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, me të cilin ka biseduar lidhur me bashkëpunimin e mirë mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë.

Me këtë rast ministri Veliu theksoi prioritet e MPBAP-së, në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, reformën në administratën publike, luftimin e të gjitha formave të krimit dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ministri Veliu u zotua se Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ta bëjë institucion transparent dhe kredibil, një institucion të besueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tonë ndërkombëtarë.

Ndërsa ambasadori Cagri Sakar shprehu përkushtimin e vendit të tij në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat