KEDS mobilizoi mbi 250 punëtorë në zonat e prekura nga era e fortë

Kosova

KEDS mobilizoi mbi 250 punëtorë në zonat e prekura nga era e fortë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:21
KEDS

Erërat e forta janë rikthyer në shumë pjesë të vendit. KEDS, për t’i menaxhuar sa më mirë këto situata, ka angazhuar mbi 250 punëtorë në terren të ndarë në dhjetëra ekipe.

Ata janë të pajisur me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike.

KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar por t’a raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë.

Gjatë stuhisë së fundit të erës me të cilën u ballafaqua Kosova, KEDS arriti që në kohë rekorde ta rikthejë energjinë deri tek konsumatori i fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat