Rikthehen erërat e forta, një numër i madh konsumatorësh – pa energji elektrike

Kosova

Rikthehen erërat e forta, një numër i madh konsumatorësh – pa energji elektrike

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:16
Ilustrim

KEDS-i përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të forta, sot kanë mbetur pa energji një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve anekënd vendit.

Në këtë njoftim thuhet se zona më e prekur është Rajoni i Dukagjinit, derisa ekipet po punojnë në terren.

Ky është njoftimi i plotë:

Konsumatorë të nderuar, erërat të forta kanë kapluar përsëri vendin tonë.

Me gjithë intervenimet e vazhdueshme dhe mobilizimit të ekipeve të terrenit, dëmet në rrjetin energjetik janë të konsiderueshme, duke lënë pa energji një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve anekënd vendit. Rajoni i Dukagjinit, më saktë Peja dhe Gjakova përsëri vazhdojnë të përballet me stuhi të forta ere.  Me dhjetëra ekipe tashmë janë në terren duke punuar maksimalisht për pWrmirësimin e dëmeve në mënyrë që të kthehet energjia elektrike sa më parë te konsumatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat