Ambasada e Gjermanisë e gatshme për bashkëpunim në fushën e arsimit në Kosovë

Kosova

Ambasada e Gjermanisë e gatshme për bashkëpunim në fushën e arsimit në Kosovë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 17:54
Takimi me përfaqësuesit e GIZ-it

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, gjatë të mërkurën ka pritur në takim shefen  e Departamentit për Bashkëpunim Ekonomik në Ambasadën Gjermane, Anja Beccky.

Në këtë takim, morën pjesë po ashtu përfaqësuesit e  GIZ-it dhe të KFW-së , me të cilët bisedoi rreth mbështetjes së deritashme të Gjermanisë në Kosovë në sektorin e arsimit.

Beccky i uroi Bajramit detyrën e re, njëherësh shprehu gatishmërinë e Ambasadës  Gjermane që të vazhdojë bashkëpunimin edhe në të ardhmen për të mirën e arsimit në Kosovë.

Bajrami i falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës së Gjermanisë dhe të GIZ-it për kontributin  e dhënë në zhvillimi e arsimit në Kosovë me projekte të ndryshme.

Gjithashtu ministrja tha se është më se e nevojshme që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje, në  mënyrë që të arrihen synimet për të pasur një arsim cilësor.

Tutje, Bajrami tha se, MASHTI do të angazhohet maksimalisht që të implementohen  me sukses programet e deritashme dhe programet e reja të mundshme, duke e cilësuar Gjermaninë si një ndër partnerët më të rëndësishëm të zhvillimit të arsimit në Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat