Instituti i Shëndetësisë konfirmon se në Kosovë nuk ka të prekur nga coronavirusi

Kosova

Instituti i Shëndetësisë konfirmon se në Kosovë nuk ka të prekur nga coronavirusi

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 18:27
Foto Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se deri më tash asnjë pacient nuk është i prekur nga coronavirusi.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, deri me tani janë testuar gjithsej 17 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 6 raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B.

Po sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 6 pacientë të dyshuar me SARS CoV-2 dhe influencë A dhe B dhe kanë rezultuar negative në të tri analizat, që do të thotë se nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe influencë A dhe B.

Ndërkaq, sot është konfirmuar një i infektuar me coronavirus në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat