Policisë pritet t’i shtohen edhe 427 zyrtarë të rinj

Kosova

Policisë pritet t’i shtohen edhe 427 zyrtarë të rinj

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 13:58
Ilustrim

Ndër vite, Policia e Kosovës është cilësuar si një prej institucioneve më të besuara nga qytetarët.

Por në shërbim të ligjit dhe vetë qytetarëve të vendit janë gjithsej 9 mijë e 292 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

8 mijë e 282 prej tyre janë të uniformuar, kurse 1 mijë e 10 të tjerë janë pjesë e stafit civil.

Në një përgjigje të dhënë nga Policia e Kosovës për media u tha se nga stafi i uniformuar femra janë gjithsej 1 mijë e 56, nga 8 mijë e 282 sa janë të gjithë.

Për të qenë në shërbim të qytetarëve në vitet e ardhshme janë duke synuar edhe shumë të rinj.

Tashmë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, trajnimin bazik janë duke e ndjekur 427 kadetë, prej tyre 68 femra dhe 359 meshkuj.

Por të gjithë këta pjesëtarë të Policisë së Kosovës vazhdojnë të mos kenë të rregulluar Ligjin për Sigurime Shëndetësore.

Pavarësisht rreziqeve të cilat hasin thuajse çdo ditë, atyre iu duhet që për çështjet shëndetësore të përkujdesen vetë.

Nga rastet e fundit që kishin të bënin me polici vlen të ceket ai në Zhur të Prizrenit, ku gjatë kryerjes së detyrës një polic humbi jetën, kurse tjetri mori lëndime të rënda ku edhe u detyrua që për shërim të udhëtonte drejt Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat