Borë e shi edhe gjatë dy ditëve në vazhdim, IHMK thotë se do të ketë përsëri erëra të fuqishme në Dukagjin

Kosova

Borë e shi edhe gjatë dy ditëve në vazhdim, IHMK thotë se do të ketë përsëri erëra të fuqishme në Dukagjin

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:51

Reshjet e borës dhe shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve në vazhdim në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.

Parashikuesi i motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu ka thënë se gjatë datave 28 dhe 29 shkurt pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.  Në fushat barike pritet të ketë rritje, derisa në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat maksimale. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin -2 deri në 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit herë-herë me vrull”, tha Aliu.

Aliu ka thënë se gjatë dy ditëve në vijim po ashtu parashihet që të ketë erëra në pjesën veriore të Dukagjinit, me theks të veçantë në Istog dhe rrethinë të cilat do të kenë një rreze veprimi nga 10 deri në 12 km.

“Gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë parashihet të ketë reshje të shiut e të borës. Në pjesën veriore të Dukagjinit, pritet përsëri të ketë erëra mesatare, deri në të fuqishme, me theks të veçantë në Istog dhe rrethinë, me një rreze veprimi prej 10 deri 12 km”, tha Aliu.

Megjithëse, reshjet nuk kanë pushuar, rrugët nëpër të gjithë territorin e Kosovës, deri tani kanë qenë të kalueshme.

Zëdhënësja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Fillojetë Konjuhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat