Nis punën Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës emergjente për coronavirusin

Kosova

Nis punën Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës emergjente për coronavirusin

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Me qëllim të vlerësimit, koordinimit dhe mbajtjes së komunikimit konstant me institucionet përgjegjëse qeveritare për të vlerësuar situatën epidemiologjike me Koronavirus Covid-19 dhe të nevojave mjekësore të popullatës për këtë situatë, Ministri i Shëndetësisë ka themeluar sot Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situatës emergjente me Koronavirus Covid-19.

Ky komitet ku përfaqësohen disa institucione qeveritare të ndërlidhura me aktivitetet e Planit të gatishmërisë dhe reagimit ndaj Koronavirusit Covid -19.

Ministri Vitia tha se Komiteti i themeluar ka për qëllim që të bëjë vlerësimin e situatës rreth Koronavirusit, pas regjistrimit të rasteve të para të konfirmuara tashmë edhe në vendet në afërsi si në Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Greqi, etj, dhe të propozojë e ndërmarr veprime në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës.

“Prandaj, duhet të jemi të gatshëm që të reagojmë në mënyrë sa më adekuate, duke pasuar parasysh edhe shkallën e rrezikut të përhapjes së virusit dhe pasojat që mund t’i shkaktojë “.

Në funksion të mbështetjes së zbatimit të Planit të gatishmërisë dhe reagimit për Koronavirus Covid 19, Ministri Vitia tha se Ministria do të kërkojë në takimin e radhë stë Qeverisë mjete shtesë për të mbështetur masat përgatitore për personelin shëndetësor dhe pajisjet mbrojtëse për ta dhe për shërbimet e tjera të kyçura në zbatimin e aktiviteteve të Planit, kërkesë kjo që pritet të miratohet nga ekzekutivi.

“Deri tash, për fat të mirë, nuk kemi pasur asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus në Kosovë, përndryshe, në momentin e regjistrimit të rasteve të para, do t’i kërkojmë Qeverisë që të ngris nivelin më të lartë të sigurisë, në nivel të Këshillit ët Sigurisë në pajtim me Planin e Reagimit Kombëtar të Sigurisë”, theksoi Ministri.

Përfaqësuesit e institucioneve që përfaqësohen në këtë Këshill, kanë folur për aspektet e asistencës së tyre për sektorin shëndetësor në menaxhimin e situatës.

Ministri Vitia, u ka bërë thirrje, gjithashtu, qytetarëve të vendit që të bëjnë kujdes të shtuar, të mos alarmohen dhe të zbatojnë masat të cilat i kanë rekomanduar profesionistët shëndetësor për mbrojtje nga Koronavirusi Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat