Veliu pret ambasadorin britanik: Prioritet luftimi i krimit të organizuar

Kosova

Veliu pret ambasadorin britanik: Prioritet luftimi i krimit të organizuar

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 15:45
Nicholas Abbott dhe Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim ministri Veliu e njoftoi ambasadorin britanik për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, funksionimin dhe organizimin e ministrisë dhe njëkohësisht e falënderoi për përkrahjen e madhe që i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar MPBAP-së, në veçanti Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit.

Veliu theksoi se prioritetet e tij janë ngritja e kapaciteteve të MPBAP-së, parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në përgjithësi dhe në veçanti bashkëpunimi ndërkombëtar.

Ministri ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e tyre përmes grupeve punese dhe ekspertëve në hartimin e akteve ligjore dhe akteve të tjera që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të departamenteve tona në kuadër të ministrisë.

Veliu u zotua se do ta thellojnë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të përvojave, organizimit të trajnimeve, vizitave studimore dhe marrëveshjeve të ndryshme që kanë për qëllim funskionalizimin sa më të mirë të MPBAP-së.

Në anën tjetër Abbott tha se Mbretëria e Bashkuar do të jetë partner të Republikës së Kosovës ne fuqizimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat