Llapjani human: U jep ushqim 11 sirianëve që po kalonin përmes Kosovës për në Europë

Kosova

Llapjani human: U jep ushqim 11 sirianëve që po kalonin përmes Kosovës për në Europë

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 20:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kosova po vazhdon të jetë si rrugë lidhëse e sirianëve të cilët destinacion kanë vendet e Bashkimit Evropian.

Njëmbëdhjetë shtetas sirianë që po lënë vendin e tyre shkaku i luftës, sot u qerasën me ushqim në një restorant të Podujevës.

Pronari i këtij biznesi (“Ora”), Ditar Hoti bëri një veprim human.

Ai iu dha ushqim e pije këtyre shtetasve.

Po ashtu mësohet se nuk është hera e vetme që pronari i këtij biznesi i ka ndihmuar sirianët, ai i kishte ndihmuar edhe në disa raste tjera.

Mësohet se rrugëtimi i tyre nisi dhe pritet të ketë këtë cak: Turqi, Greqi, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Hungari…

Shqiptarët ende i kanë të freskëta dhimbjet e luftës dhe ikjet ilegalisht për në vende të BE’së, ngjashëm sikur sot detyrohen të veprojnë sirianët.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat