Funksionalizohen semaforët e parë në Podujevë

Kosova

Funksionalizohen semaforët e parë në Podujevë

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 14:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Podujevës edhe zyrtarisht sot është bërë me semaforë funksional.

Edhe pse të njëjtit janë vendosur për më shumë se dy muaj, sot ata janë funksionalizuar, kështu pas gjithë testimeve të bëra.

Vendosja e tyre është bërë në udhëkryqin e rrugëve “Zahir Pajaziti” -“Besnik Restelica” – “Vëllezërit Frashëri” (te marketi “Interex”).

E sipas zyrtarëve komunalë, të tillët janë vendosur në atë lokacion me qëllim të parandalimit të aksidenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat