Në disa komuna nis së shpejti projekti për parandalim të aksidenteve në rrugë

Kosova

Në disa komuna nis së shpejti projekti për parandalim të aksidenteve në rrugë

Më: 7 mars 2020 Në ora: 21:06
Ilustrim

Në disa komuna të Kosovës, shpejt mund të nis të realizohet një projekt që parandalon aksidentet në rrugë.

Ky projektpropozim është dhënë nga një arkitekt shqiptar, i cili është kthyer nga Londra të kontribuoj për vendin.

I njëjti ka treguar, se një sistem të tillë mbrojtës e gjene në disa shtete të zhvilluar të botës.

Rrugët u bënë shpesh destinacioni i fundit për shumë qytetarë.

Vetëm gjatë vitit 2019 në Kosovë kanë vdekur 113 persona në aksidente trafiku.

Hic më pak viktima nuk pati as në vitin paraprak, ku vdiqën 129 persona në komunikacion.

E arkitekti Qëndrim Gjata, i cili jeton në Angli ka marrë rrugë drejt Kosovës për ta prezantuar një projekt i cili ndikon në sigurinë në rrugë.

Një shtresë e tillë sipas Gjatës përdoret në Angli.

Në rast se ky projekt aplikohet veturat frenojnë më shpejt për 40%.

Ndërkohë disa komuna në Kosovë kanë shprehur interesim për realizimin e këtij projekti.

Gjata thotë që një produkt i tillë do të jetë shumë pak i kushtueshëm për komunat në Kosovë dhe se qëllimi i vetëm i tij ka qenë të transmetojë një projekt në vendlindje i cili do të ndikonte në reduktimin e aksidenteve.

Që nga paslufta në Kosovë kanë vdekur gjithsej 2513 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat