KQZ jep informacione si të plotësohet fletëvotimi për kryetar në zgjedhjet e Podujevës

Kosova

KQZ jep informacione si të plotësohet fletëvotimi për kryetar në zgjedhjet e Podujevës

Më: 11 mars 2020 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në prag të zgjedhjeve për kryetar të Komunës në Podujevë, ka bërë të ditura sesi duhet të plotësohet një fletëvotim.

Më poshtë gjeni të gjitha udhëzimet se si të plotësohet fletëvotimi për Kryetar Komune

Hapi 1 Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur.

Hapi 2 Në fletëvotim janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës:

A. Letërnjoftim i vlefshëm;
B. Pasaporta e vlefshëm;
C. Dokumenti i vlefshëm i udhëtimit; dhe
D. Patentë shoferi.

Të gjitha vendvotimet në komunën e Podujevës, do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat