VV: Shkelje flagrante me tenderë në komunën e Podujevës

Kosova

VV: Shkelje flagrante me tenderë në komunën e Podujevës

Më: 11 mars 2020 Në ora: 18:12
Bahri Selimi

Drejtues të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë nëpërmjet një konferencë për media kanë shfaqur një video-incizim, të cilën e kanë quajtur shkelje flagrante nga ana e administratës së komunës së Podujevës në sektorin e prokurimit në rastet e dhënies së tenderëve.

Sekretari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bahri Selimi tha se në këtë video-incizim protagonistët apo personazhe janë menaxheri i Departamentit të prokurimit Rasim Fejza dhe pronari i “El Shpetimi”, firmë kjo pjesëmarrëse në aktivitetin e prokurimit “Furnizim me materiale higjienike për mirëmbajtjen e objektit të komunës”.

Për më tepër, Selimi tha se Fejza kishte marrë bekimin nga kryetari Agim Veliu për t’ia punësuar vajzën.

Presioni ndaj kompanisë “El Shpetimi” sipas Selimit, ishte bërë që të tërhiqet për ta fituar operatori tjetër “Rita”.

Kjo shkelje, sipas Selimit, ka ndodhur në vitin 2018, pak para zgjedhjeve nacionale. Ndërsa, shton se video-incizimin VV e ka siguruar së voni dhe nuk ka të bëjë me fushatën për zgjedhjet e 15 marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat