Vazhdon moti dimëror

Kosova

Vazhdon moti dimëror

Më: 24 mars 2020 Në ora: 06:15
Ilustrim

Kushtet meteorologjike që parashihen në dy ditët në vijim, me qarkullim të mjaftueshëm ajror, do të mbajnë vlerat e cilësisë së ajrit rreth vlerave mesatare dhe të mira.

24.03.2020 - Mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe me borë kohëpaskohe. Gjatë ditës në vise të ulëta reshje të përziera shiu dhe bore, kryesisht kah Dukagjini. Temperaturat në vise të ulëta -4C deri 4C, e në vise malore -7C deri -2C. Erë mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 2.
25.03.2020 - Ftohtë, kryesisht vranët. Në mëngjes dhe paradite vende-vende vazhdojnë reshjet e borës, e në vise të ulëta nga Dukagjini të përziera edhe me shi. Ditën reshjet pritet të pushojnë. Në mbrëmje mundësi për reshje të përziera shiu dhe bore. Temperaturat në vise të ulëta -3C deri 5C, e vise malore -7C deri -1C. Erë mesatare nga verilindja 3-7m/s. Indeksi UV: 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat