Fushë Kosova ndihmon pakicat me 250 pako

Kosova

Fushë Kosova ndihmon pakicat me 250 pako

Më: 24 mars 2020 Në ora: 15:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Fushë Kosovës sot ka ndarë disa pako higjienike në lagjet “28” dhe “29” te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas me qëllim të lehtësimit të gjendjes dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë.

Qytetarëve atje iu shpërndanë 250 pako.

Ndërkaq, punonjësve shëndetësorë të QKMF-së, që po e luftojnë këtë pandemi, një kompani private iu ka dhuruar 2000 palë doreza.

“Në këtë kohë të përballjes me COVID-19, DPT “Roza” ka dhuruar për QKMF-në një donacion prej 2000 palë dorëzash. QKMF falënderon të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë dhe thekson se angazhimi i gjithë stafit të kësaj qendre është në nivel të detyrës edhe në këto ditë të vështira në dobi të shëndetit të të gjithë qytetarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat