Edhe nesër moti me reshje të borës

Kosova

Edhe nesër moti me reshje të borës

Më: 25 mars 2020 Në ora: 00:51
Foto ilustrim

24.03.2020 – Reshjet e borës që ranë gjatë ditës së sotme, gjatë mbrëmjes dhe natës do të vazhdojnë të bien sërish. Nesër orëve të mëngjesit gradualisht do të pushojnë. Ditën mbetet mot kryesisht i vranët.

Nga dita e enjte mbi rajon do të fillojnë të shtrihen masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që do të rrisin gradualisht temperaturat. Ndërkohë mbi Itali do të depërtojë një vorbull ciklonike, ku nga dita e premte sjell mbi vendin tonë mundësi për reshje shiu.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare.

25.03.2020 – Ftohtë kryesisht vranët. Në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshjet e borës, e më pas pritet të pushojnë. Më vonë gjatë natës vend=vende mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat në vise të ulëta -3C deri 7C, e në vise malore -7C deri -0C. Erë mesatare nga verilindja dhe juglindja 4-11m/s. Indeksi UV: 2.

26.03.2020 – Kryesisht vranët. Në mbrëmje më vonë priten riga lokale shiu. Rreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 11C, e vise malore -3C deri 4C. Erë mesatare nga verilindja 5-12m/s. Indeksi UV: 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat