Kuvendi Komunal i Drenasit ndan 229,200 euro për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19

Kosova

Kuvendi Komunal i Drenasit ndan 229,200 euro për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19

Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Komuna e Drenasit  ka mbajtur seancë urgjente, ku në mënyrë unanime është votuar propozimi për ndarjen buxhetore prej 229,200 euro për të plotësuar nevojat që dalin në këtë situatë emergjente për parandalimin e virusit COVID-19.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar asamblistët për bashkëpunim, shtabin emergjent, stafin shëndetësor, stafin shëndetësorë vullnetarë, zyrtarët policor, zjarrfikësit, punonjësit e kompanive regjionale, njësitë në Drenas, kompanitë e ndryshme që vullnetarisht kanë ndihmuar në forma të ndryshme.

Ndërsa, asamblistët kanë falënderuar Kryetarin Lladrovci për gatishmërinë dhe menaxhimin e kësaj situate në Komunën e Drenasit, duke e mbështetur propozimin për ndarjen e mjeteve.

Kryetari Lladrovci ka propozuar që asamblistët nga opozita dhe pozita të marrin pjesë në menaxhimin e këtij fondi që është miratuar si dhe të jenë pjesë e Shtabit Emergjent, në mënyrë që shpenzimi i parasë publike të jetë transparente. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat